Marjeta Shatro Rrapaj
Për Të Arritur Te Vetvetja
Me ftohtësinë e arsyes
Arratisemi prej realitetit
Izolojmë ndërgjegjen
Për të zhbiruar krizat shpirtërore
Me odisenë e përjetimeve
Me qenien e pushtuar nga frika
Në vetmi absolute
Tëhuajtemi prej botës
Për të fituar qenien e pavarur
Për të gjetur vetveten
E për të fituar ekzistencën
Përmes ëndrrave, fantazive irreale
Në mënyrë instiktive prej impulseve të subkoshiencës
Ndjekim rrugët e lirisë
Për rregull e harmoni
Duke mistifikuar jetën
Duke e kthyer në suazën e një miti
Vetëm për ekzistencën e vetes nga vetvetja.
Arratisemi prej realitetit
Izolojmë ndërgjegjen
Për të zhbiruar krizat shpirtërore
Me odisenë e përjetimeve
Me qenien e pushtuar nga frika
Në vetmi absolute
Tëhuajtemi prej botës
Për të fituar qenien e pavarur
Për të gjetur vetveten
E për të fituar ekzistencën
Përmes ëndrrave, fantazive irreale
Në mënyrë instiktive prej impulseve të subkoshiencës
Ndjekim rrugët e lirisë
Për rregull e harmoni
Duke mistifikuar jetën
Duke e kthyer në suazën e një miti
Vetëm për ekzistencën e vetes nga vetvetja.
Komente 0