Marjeta Shatro Rrapaj
Çmendurisht
Digjemi dëshirash të arta
Në zjarrin e ftohtë të perëndimit të diellit
E ndiejmë freskinë e flladit të ujërave të kaltra, të njelmëta
Pastaj zhytemi errësirës së mbrëmjes
Duke kërkuar magjinë e bardhë të hënës
Duke thurur ëndrra yjesh të panumërta
Mahnitemi me ndjenjën e rubintë
Dashuruar me jetën çmendurisht
Dehemi meditimit tonë kufijve të ekzistencës.

Komente 0