Mimoza Çobo
Mall Për Babanë
Kujtimet e kësaj karrigeje, nuk i shpreh dot një rrëfim
as pena ime që zë dridhet malluar në ngashërim,
kur përshkruan me lot gëzimi atë kohë të dëlirë,
portretizuar në pëlhurat e jetës pa penel e ngjyrë.
E vjetër është karrigia që babai e gdhendi me dorë,
shpeshherë qeshur thoshte: "sa mua s’do rrojë"!
Por ti ike më shpejtë dhe karrigia akoma aty qendron,
në një cep të ballkonit atje ku e vendosje gjithmonë…
Më shfaqet ulur si atëherë kur lexonte ndonjë gazetë,
i shfletonte ato faqe dhe fshehtas psherëtinte lehtë,
aty i pëlqente ta pinte dhe çajin, se kafenë s’e desh,
të bën dëm i thoshin mjekët dhe ai i mbante vesh.
Tek kjo karrige përkundi me ninulla nipër e mbesë,
ju përkëdhelte flokët dhe sytë e bukur të qelqtë,
tregonte kujtimet nga lufta me krisma e maliherë,
kur mitrolozi sokëllinte dhe shokët vdisnin me nder.
Ishte tetëmbëdhjetë vjeç, kur doli partizan në çetë,
me xhaketë të vjetër e kapele me yll të thjeshtë,
pushkën mbajti supit, duke rendur shtigjeve korrierë,
të merrte e çonte lajme me gojë a letër të fshehtë.
Tregonte medaljet për trimëri dhe heroizëm në luftë,
dizenjuar në akllas te kuq e jeshil me vija të arta,
dëshminë e luftës me fotografi e ruante në xhaketë
bashke me kujtimet e shokëve, rënë në beteja të flakta.
Kohë të vështira ato, dhe plagët që mori në trup,
shenjat nga ciflat e murtajës i qëndronin si muzeum,
tek ai legjendar betejash, që kurrë nuk u tund,
as nga dëbora që i ngrinte zemrën, as nga ajo luftë.
Ndonjë pikë loti e tradhëtonte, ashtu pa dashur vet,
e fshinte lehtë me buzëqeshje dhe shikimin e qetë,
kur rrëfente për partizanin me këmbë të prerë,
që duronte dhimbjet e plagëve tek kullonin vrer.
S’më hiqet nga mendja fytyra, kur qante si fëmi,
për shokun e armëve që ia kishte mbyllur sytë vet,
duke i lënë amanetet e fundit për prindërit e tij,
kishte kohë pa i parë, sa i ishin tharë sytë në jetë.
E dëgjonim me vëmendje, atë veteran të flaktë,
që sakrifikoi djalërinë nëpër shtigjet me gjak,
për lirinë e vatanit që lëngonte shpirtit plagë,
hedhur egërsisht nga të çmëndurit tiranë.
Kjo karrige më ngjan me libër historie të rrallë,
paçka se im atë nuk rron, gjurmët mbi atë ranë,
që dikur e priste me dëshirë atë legjendë të gjallë,
ndërsa sot mban mbi vete një tufë lule dhe mall…
Sipas rrëfimeve të tim eti, i cili ka qënë partizan në batalionin "Shpiragu".

Komente 0