>
LETERSISHQIP
Mimoza Çobo

Ti Cel Bukur Moj Lulekuqe

C'me ktheve me magjine tende ne kohera,
moj bukuroshe, lulekuqja e majit,
c'mi hape fletet e gjirit malluar,
me nostalgjine qe te lash varur ballit.

Era rendte pas meje kur me puthte petalja,
neper fushat mbjelle me grure jeshile,
mengjeseve kur te kullonin petalet nga vesa,
une te pushtoja gjoksit me ngrohtesi.

E mban mend kur padashur mbi ty u rrezova,
gjaku me ngriu tek te shihja grurit shtrire,
me erdhi keq pse petalet t'i demtova,
por kur erdha diten tjeter kishe celur perseri.

Por kur petalen e kuqe neper buze e vija,
shtrydhja lengun qe buza te merrte ngjyre,
dhe shoqet zemeroheshin te gjitha nga zilia,
pse buzen time vishje me kuqelime,

Ti i mban mend mbremjet kur te perkedhelja,
petalen me kujdes ta puthja neper ajer,
ti fshiheshe friksuar neper kallinjte nga era,
dhe une i zemerohesha eres se ashper.

Vitet me mua iken dhe ti mbete aty malluar,
ku te puthja gonxhet gjysme celur majit,
fushes se mocme ku ndien hapat e mia,
dhe vargjet qe thura ate pranvere prej mallit.