Mimoza Çobo
Mos E Braktis Gruan Unike!
Pa ty i dashur jam thëllëzë e përhumbur në mjegull,
drenushë shpirtvrarë mes gjetheve ngjyrë tjegull,
gjurmën tënde nuhas,
si mëshqerra barin e njomë,
shtigjet rrah me shputa,
si qengji qumështor.
Ku je i dashur,
rrahjet e zemrës tënde s’i ndiej,
ah, në rënça në gjurmë,
me krahë do të mbërthej?!
Pse ke frikë nga dashuria,
që te ty kam mbjellë,
a s’jam gruaja, që të shuaja etjen,
si toka nën re?!
Mos më braktis i shtrenjti im,
mos më braktis,
jam grua unike dhe shpirtin ta djeg, si pish,
pastaj hirin mbledh,
në kupën e artë të zemrës,
të rilindësh nga mitra e dashurisë së femrës!
Se kur rilind nga mitra e dashurisë së gruas unike,
s’ke kohë të vdesësh,
pa shijuar çastet idilike,
kur rilind krojeve erotike,
ku tretet palca femërore,
kthehesh në Krisht për gruan,
që lind krijesa tokësore.
Pa ty i dashur jam krijesë e përhumbur në mjegull,
drenushë shpirtvrarë mes gjetheve ngjyrë tjegull,
gjurmën tënde nuhas,
si mëshqerra barin e njomë,
shtigjet rrah me shputa,
klithmën time të dëgjosh…

Komente 0