Mimoza Çobo
Ti Nuk Ke Vetëm Një Emër
Më lërë të të thërras, me një emër të lashtë,
sa vetë krijesa jote mbi koren e saj të zjarrtë,
të të quaj ty nënë, mallëngjim, dashuri e paqtë,
zot, heroinë, më thuaj me cilin emër do të të flas.
Shpirtin më të bukur gjeta në gjoksin tënd,
ku shkrihen gurët e halleve, një nga një,
se brenda dhembshurisë tënde, fle një luaneshë,
e patrembur, stoike, do të thërrasë, mbretëreshë.
Vetëm ti di të ndjesh e përqafosh çdo ndjenjë,
të falësh dashuri, atje ku shpirtrat vetëm qajnë,
dhimbjen t’ia qetësosh lëngatës së pashpresë,
dhe moshën ta sfidosh, si një lojë kalamajsh.
Dashuria jote përkëdhel diellin kur nuk qesh,
ndan ujin e trazuar që than filizat e sapodalë,
këngës ia merr shtruar sipas zakonit arbëresh,
rrënjët thellë në tokë, lidhen si mishi në gjak.

Komente 0