>
LETERSISHQIP

Ekzistenca Dhe Mosekzistenca Ime

Jetoj pranë lumit, ku etja me flak,
ku shpirti me digjet për një pikë të vetme uji!
Jetoj në një vend, ku ajri më helmon,
ku jam ngulfatur në realitetin e hidhur!

Jetoj në një qiell, ku s’ka diell
edhe pse më thonë se ai po ma ngroh trupin,
por unë nuk po e ndiej dot,
sepse po jetoj sipas instiktit të huaj,
që mua më pengon të ndiej!

Jetoj aty ku ëndrra ka mbetur hië më shumë:
vetëm një ëndërr e trishtuar,
sikur një ëndërr e zbehur
nga e lëna pasdore!!!

Jetoj aty ku shpirtërat ndjejnë urrejtje,
sikur të jetojë mes tyre djalli i pamboshtur!!
Jetoj këtu, në mes të një humnere të pathyeshme,
ku ngrica e akullnajave ka ftohur gjakun e përflakur!

Jetoj aty, ku shpirti më vret,
ku e djeshmja dhe e sotmja janë një!
Edhe pse thonë se gjithëka ka ndryshuar!
Por unë, a jam edhe unë një qenie
që shoh, ndiej e dëgjoj?