>
LETERSISHQIP

Kurrë S'e Ke Kuptuar Shpirtin Tim

1.
Më thua të zgjohem nga ëndrrat,
por t'i kurrë nuk e kupton,
sa do të doja te zgjohem
pa më thënë Ti!
2.
Më thua të ndiej dhimbjen,
por ti kurrë nuk mendove
sa do të doja të ndjeja
vetëm njëherë të vetme atë!
3.
Më thua të ndiej lumuturinë,
por t'i asnjëherë s’mendove
sesa do te doja të përjetoj këtë ndjenjë,
vetëm një moment të vetëm!
4.
Më thua të shkel tokën time,
pa menduar asnjëherë për mua,
se sa shumë do të doja
vetëm ta ndieja dheun e saj!
5.
Më thua të shikoj hënën,
pa me dëgjuar mua kurrë…
se sa shumë do të doja
të shohë vetëm hijen e saj!

6.
Më thua ti këto fjalë!
se ti s'më kupton dot mua,
ti s’më njeh aspak, ...
më njeh vetëm nga ajo që sheh,
sepse kurrë s’e ke kuptuar shpirtin tim,
sepse s’ arrite të rrënosh barrierat e zemrës sime!
S’ arrite të paktën një herë të vetme
të kuptosh sesa shumë do të doja
të mos jem e ndërvarur nga ty!!!