>
LETERSISHQIP

Nata E Braktisur Në Vajtim Qyqeje

Në këtë të pafund
po vajton Mirësia,
në këtë natë të braktisur
feston Ligësia!

Me magjitë e zeza
Qyqja ka mallkuar,
çdo krijesë të gjallë
me forcë e ka trazuar!

Pse këtë natë të Ferrit
duhej ta përjetoja,
Errësirën ta ndjeja
vajtimin e Qyqes ta dëgjoja?!