>
LETERSISHQIP

Sundimi I Heshtjes?!

1.
Zgjohem në mëngjesin tim,
kur dielli perëndon,
kur hëna e trazuar
me vështirësi ndriçon!
2.
Kur edhe dielli i mëngjesit
nga unë friksohet,
kur edhe heshtja ime
ka frikë të shkatërrohet!
3.
Nga një natë ngjyrë korbi,
nga një ëndërr pa realitet,
kur zgjohem e heshtur
edhe pse diçka më vret!
4.
Kur ylli i mbrëmjes sime
nga sytë e mi friksohet,
nga heshtja ime e gjatë
ai ka frikë e tërbohet!
5.
Kur pranvera zhduket,
e zogu këngën e ndalon,
kur edhe flladi i vjeshtës
heshtjen time s’e shqetson!
6.
Kur vetë jeta ime
ka frikë jetimin!
Nuk e duron më dot
të heshtjes sundimin!