>
LETERSISHQIP

Pesha E Një Kërkimfaljeje

Para se të kërkosh falje
mendo se për çfarë e kërkon atë?

Mundohu ta kuptosh
a e meriton një kërkimfalje!

Para se të kërkosh falje
mundohu, në mes të një mijë arsyeve,
të gjesh vetëm një me të rëndësishme!

Para se të kërkosh falje,
mundohu, në mes të reve të zeza,
ta gjesh dritën e ngrohtë të diellit!

Para se të kërkosh falje
mundohu, në natën e errët,
të kundrosh dritën e bardhë të hënës!

Para se të kërkosh falje
mendo se a ia vlen një gjë e tillë!

Mendo sikur një kërkimfalje
do të mund të ndryshonte gjithçka!
Sikur vetëm një fjalë e thënë
do të ndryshonte një jetë të tërë!

Por, sikur të ndodhë e kundërta!
Sikur kjo fjalë e thjeshtë
të kishte peshën që s'mund ta mbajë as toka,
e s'mund ta durojë as qielli!

Para se të kërkosh falje
mundohu, nëpër mjegullat e dendura,
të gjesh rrugën të cilën e kërkon!
Sepse vetëm një kërkimfalje
mund të shkatërrojë gjithçka,
mund të rrënojë çdo mur të ndërtuar,
çdo pengesë mund ta largojë
dhe një shpresë të fjetur
mund ta zgjojë!!!

... para se të kërkosh falje
mendo një mijë arsye të forta
në arritjen e fitores së betejës
që kaherë ishte e humbur!!!