Natasha Limaj
Zilja E Fundit
Tring e tring zilja e fundit, ra për ju o maturantë,
Doni - s’doni nja ca " kleçka "do t’ua gdhend fort në varg…
Çfar’të them për ty, Michele, bup e bup, si flakë kashte,
Pesë minuta, bluaje gurin, pastaj qengj, kush të të falte…
Kevi, Orgesi, Eriku …aman-aman …, si t’i mbaje???...
Jep e merr me celularin, Eglisi shtëllungë tymnaje…
Markelianua në dërrasë, na linte gjithmonë piktura,
Nga romanet që lexonte, personazhe dhe figura….
Ajk’e ajkës vajzurinat, cërr e cërr mbushur sekrete,
Egla, Kejsi, Stela, Sara - Suadën marrin me vete….
Enua, Landi dhe Ledioni, bank’e tyre të ish " gjëmb "???...
O bo-bo …nëtëdhjetë minuta, si shtylla rrinin në këmbë…
Pyetje, ide " madhështore ", pa libër e pa fletore,
Eee, pooo…, ç’na duhet folklori, nuk u lodhe profesore???!!!..
Muçollari dhe Pashai, çuna -djem "për kokë të djalit",
Silvi goja vesh më vesh herë prej qejfit, herë prej hallit…
Tara, Melisa puthitur, Dy materie, shpirtra një,
Edhe Liresta me Kjarën pësh-pësh o s’nxirrnin zë…
Për Elisën dhe Stelinën, bank’ e parë rezervuar,
Klaudia rrëmben kurorën, për bukuri e dalluar…
Dale-dale se harrova, dy mësueset kujdestare,
Un’ goxha vite përvojë, Olsiana lulezë fare…
Dhe, pse shpirtin na i " plasët ", uniform -libra-fletore
Ç’dalltisje, kur jepnit besën, herën tjetër profesore…
Në rresht!... Mbylle - qepe gojën!..Ngrinte zërin teta Bona,
Ju jehonit në të qeshur, eh…, ç’gufonin zemrat tona!...
Hajde Tara bjeri ziles, bjeri për të fundit herë…
Të buçasi gjithë Vlora, jeta ju ardhtë pranverë…
Stafi shkollës " Dijetari " u jep me mijëra urime,
Kjo tringëllima e fundit, Veç Suksese në provime!...
Profesore : Tasha

Vlorë : 1 / 06 / 2019
Komente 0