Nexhat Halimi
Në Fshikëza Gjaku
shkrepa e ai ra me gjysmën e kokës në gur
është hije e ujkut tha apo pasqyrë e thyer
kodra i binte mbi kokë e ia humbte ndjenjën
kaq i hutuar dhe kaq i ikur në mjegullinë
e jepte frymën e fundit në fshikëza gjaku
ndërmjet shtangies e marrëzisë memece
e sytë e veshët e gjuhët e gishtat të prerë
ende zgjonin klithjet në torbë të gjakosur
me skena tmerri t`i dërgonte në shumadi
e koha digjet e udha humb e bën natë qeni
e kosova ende është e mbetet ku ka qenë
ai shikon veten në pasqyrë të vdekjes
asgjë s`mund të marrë me vete trofe lufte
natyrisht qefini xhepa s` ka e etja del e ik

Komente 0