Nikolin Sh. Lëmezhi
Ndëshkohet Mëkati Dhe Jo Mëkatari...
Kur plumbat kërcasin
e të pafajshmit vdesin.
Gurët diçka flasin,
ndërsa njerëzit heshtin…
Lirohen nga burgu
e prapë këtu vrasin.
Dikur vriste turku,
tash vëllavrasjen ngasin.
S’është kush aq fajtor
sa jeta t’i merret dot,
se brenda bart shpresë
si zjarri që s’digjet kot.
Prano të Vërtetën
si burrë ki guximin:
Fajtorit falja jetën,
por ndreqi gabimin!
Krishti qe fati
na mësoi i pari:
“Ndëshkohet mëkati
dhe kurrë mëkatari”.
e të pafajshmit vdesin.
Gurët diçka flasin,
ndërsa njerëzit heshtin…
Lirohen nga burgu
e prapë këtu vrasin.
Dikur vriste turku,
tash vëllavrasjen ngasin.
S’është kush aq fajtor
sa jeta t’i merret dot,
se brenda bart shpresë
si zjarri që s’digjet kot.
Prano të Vërtetën
si burrë ki guximin:
Fajtorit falja jetën,
por ndreqi gabimin!
Krishti qe fati
na mësoi i pari:
“Ndëshkohet mëkati
dhe kurrë mëkatari”.
Shkodër, më 09. 09. 2025
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
- Heronjtë E Mi
- Gjithçka Po Shkon Mirë
- Një P Që Bëhet Program
- O Heshtje Që Më Mbron!
- A Mos Duhet Shkop…?
- Burimi
- Shënime Shpirtërore
- A Thue Duhet Shufër…?
- Meditim, Rrëfim, Plotësi!
- Një Ngjarje Në Tokë… Dhe Jo Vetëm Kaq
- Burim I Provanisë
- Si Dielli
- S'të Vranë Ty…
- Jetoj Për Atin Dhe Vëllezërit E Mi
- Ndalu Pak!
- Gjithçka Shkon Mirë
Komente 0