Nikolin Sh. Lëmezhi
Sa Mall!
Kushtuar Shkodrës dhe qytetarëve shkodranë që i kujtoj me shumë dashuri
Përtej detit,
në rrugët e një qyteti
sa gjurmë kam lënë,
sa fjalë,
sa shikime,
sa rrahje zemrash!
Përtej detit,
në rrugët e një qyteti,
sa jetë kam lënë,
sa njerëz,
sa gëzime e dhimbje,
sa dashuri kam lënë!
Përtej detit,
kujtoj qiellin e një qyteti.
Sa jetë,
sa njerëzim,
sa shpirt më ka dhënë…
Sa mall!...
në rrugët e një qyteti
sa gjurmë kam lënë,
sa fjalë,
sa shikime,
sa rrahje zemrash!
Përtej detit,
në rrugët e një qyteti,
sa jetë kam lënë,
sa njerëz,
sa gëzime e dhimbje,
sa dashuri kam lënë!
Përtej detit,
kujtoj qiellin e një qyteti.
Sa jetë,
sa njerëzim,
sa shpirt më ka dhënë…
Sa mall!...
Grottaferrata, më 29. 10. 1999
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 40.
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 40.
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
Komente 0