Nikolin Sh. Lëmezhi
Si Copëza Qielli
Si copëza Qielli,
bie nga lart,
dëbora e bardhë.
Shtëpitë, pemët,
rrugët,
makinat shumëngjyrëshe,
dhe gjithçka mbi tokë,
si me një vello nuseje
ajo po mbështjell.
Për fëmijë e të rritur,
e për çdo gjallesë,
si një gëzim të brendshëm
dhe paqe
tashmë bora po sjell.
Si copëza Qielli,
që me Tokën duan të takohen,
vjen dëbora e heshtur.
Si copëza Qielli,
nga Parajsa,
bie nga lart.
E kështu e bardhë,
pa fjalë,
magjepsëse plot mister,
ajo zemrave
të çdo kohe
e çdo kombi iu flet!
bie nga lart,
dëbora e bardhë.
Shtëpitë, pemët,
rrugët,
makinat shumëngjyrëshe,
dhe gjithçka mbi tokë,
si me një vello nuseje
ajo po mbështjell.
Për fëmijë e të rritur,
e për çdo gjallesë,
si një gëzim të brendshëm
dhe paqe
tashmë bora po sjell.
Si copëza Qielli,
që me Tokën duan të takohen,
vjen dëbora e heshtur.
Si copëza Qielli,
nga Parajsa,
bie nga lart.
E kështu e bardhë,
pa fjalë,
magjepsëse plot mister,
ajo zemrave
të çdo kohe
e çdo kombi iu flet!
Shkodër, më 1. 03. 2018
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 48-49.
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 48-49.
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
- Ka Ardhur Pranvera
- Mirë Se Ke Ardhë!
- Nënë
- Sa Mister I Bukur!
- Lutje Shën Antonit
- Misionar I Dashurisë
- Gozhda Mbi Trupin Tënd
- Eja Në Zemrën Time!
- Shenjtja Nënë E Hyjit
- Krenari Për Emrin Shqiptar
- Ka Dritë Gjithmonë
- Kur Rreh Zemra Arbnore
- Pak Po Më Jep Jeta Ime,,,
- Kurora E Premtuar Që Na Pret!
- Për Ju Vrasës
- Jetë E Heshtur
Komente 0