>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Vetëdije

Ndiej një heshtje
dhe shoh një dritë
që ndriçon
gjithë dhomën.
Ndiej një zhurmë
të një kompjuteri të ndezur
dhe një stilolaps që shkruan.
Ndiej të rrahurat e zemrës sime
dhe çka gjendet jashtë saj.
Seç po ndiej,
çka ndodh brenda
dhe përreth meje…
Vetëdije...
Si pika vese, Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 25.