Nita Beluli
Drin I Madh
Kuq e Zi ke ngjyrën e valës o Drin
Bardhë e Zi rrojnë në hartën shqiptare
i Ziu përshkon Strugën, tjetri rrafshin Dukagjin
për t’u bashkuar tok në Bunën atdhetare.
‘Drin i Madh’ me Titan e Viganë
Toskë e Gegë në një lumë
Degët ‘Shalë’ dhe ‘Valbonë’ si krerë shqiponje janë
bukuri e Alpeve Shqiptare në hartën me flamur.
Rrjedh e rrjedh o Drin, tu shtoftë jeta
dy lumenj të rrofshin si krahë shqiponje
që në një ‘trup’ i bën bashkë zemra
E Bardha – I Ziu, janë të një (nënë) Toke.

Komente 0