Nita Beluli
Zëri I Mendjes
Kam një zë brenda vetes
një zë të urtë e dinak
zë që pëshpërit me ton mekës
kur do të t`pajtoj me personin matanë!
Ky zë më flet për ç’gjë që kam lexuar
sikur mban shënim për çdo roman
dhe për gjërat që kam premtuar
s’më lë pa më kujtuar mos i hedh mënjanë!
Ky zë më ngushëllon kur vuaj në vetmi
më shtron arsye plotë, si ta kisha mik
ndonjëherë më duket çik axhami
sa herë bëhet kryeneç a inatçi.
Ky zë është arma ime e fshehur
që mburojë fjalësh me sëpatë
i pret armiqtë me majën mprehur
dhe rri zgjuar ditë e natë!
një zë të urtë e dinak
zë që pëshpërit me ton mekës
kur do të t`pajtoj me personin matanë!
Ky zë më flet për ç’gjë që kam lexuar
sikur mban shënim për çdo roman
dhe për gjërat që kam premtuar
s’më lë pa më kujtuar mos i hedh mënjanë!
Ky zë më ngushëllon kur vuaj në vetmi
më shtron arsye plotë, si ta kisha mik
ndonjëherë më duket çik axhami
sa herë bëhet kryeneç a inatçi.
Ky zë është arma ime e fshehur
që mburojë fjalësh me sëpatë
i pret armiqtë me majën mprehur
dhe rri zgjuar ditë e natë!
Komente 0