>
LETERSISHQIP
Nita Beluli

Pranë Ishullit

M??S A TIERRA
(Pranë tokës-Ishulli i Robinson Kruzo-së)

Frymë që del nga gjoksi si vaji i parë pas lindjes
sytë kam mbyllur për të dëgjuar zemrën
trupi shtrirë mbi rërë nuk i përgjigjet grindjes
të dallgëve që shkumën pështjellin mbi këmbë.

Pëshpërima e gjetheve më heq mendjen nga mendimet
ky karnaval gurësh që lahen me rreze drite
janë inspirimi im i ri, që mbajnë premtimet
se çdo e nesërme do jetë një fillim i ri.

Kjo arenë e magjive natyrore më ndal kohën,
kalendari në këtë qiell të hapur, s’ka peshë
qetësia shpirtërore që gjej është jastëku më i butë për kokën
mungesa e njerëzve s’më trishton, kur oqeani më thotë: mirëmëngjes!