Nita Beluli
Dyert E Parajsës
Në dyert e parajsës trokas me vrull
‘mysafir i ri i kësaj bote jam, hape derën’
aty një mbishkrim shënuar dhe vulosur me një pullë
thotë: ‘Eja ti që kësaj bote ia dite vlerën’.
‘Nënë moj, o engjëll, o hyri
ti më pret si nikoqire?!’
‘Të t`marr erë oj nënë, oj dashuri
mjaft që sytë të shohin, ndihem fatmire.’
Buzëqeshja jote më vizëllon zemrën
që aq zi ka mbajtur për ty, një jetë
zëri yt më thyen në mes brengën
në botën që përjetësisht neve na përket.
Një përqafim i ngrohtë, takoi zemrën me zemër
befas sytë përpëlita nga një dritë e fortë
në krah pash engjëllin tim, ai buzëqeshën
ëndërr kishte qenë – akoma jam në Tokë!

Komente 0