>
LETERSISHQIP
Nora Halili

Homazh Në Kafene

Vdekja përballë qendron e sfilitur,
qetsisht unë pi kafenë.
Shoh si përpëlitet në grahmën e fundit,
me zë thërras, kamarier…

Në kafene do kthehem patjeter,
lule mbi tavolinë do të vë…
Një shënim si kliente e vjetër,
këtu pashë vdekjen të vdiste…