Nora Halili
Lypte
Kish mbet n’ skutat ma t’ largta t’ shpirtit,
nji fije shprese e molizun.
Dhimja harrue e kish,
si me dasht me kallxue tmerrin.
Ish mbledh n’ pafuqinë e saj,
si nye e fatiti t’ pa dshtun.
Me rrnue, e me dëshmue,
sa shpirti mundet me mbajt…
Kish mbet n’ skutat ma të largta t’ shpirtit,
nji fill i pa kputun i jetës…
Mbytun n’ gërrçin e kohës,
Lypte pak dritë…
nji fije shprese e molizun.
Dhimja harrue e kish,
si me dasht me kallxue tmerrin.
Ish mbledh n’ pafuqinë e saj,
si nye e fatiti t’ pa dshtun.
Me rrnue, e me dëshmue,
sa shpirti mundet me mbajt…
Kish mbet n’ skutat ma të largta t’ shpirtit,
nji fill i pa kputun i jetës…
Mbytun n’ gërrçin e kohës,
Lypte pak dritë…