>
LETERSISHQIP
Nora Halili

Vegim

Kish mbet thuejse aspak,
prej ngazëllimit t’ syve.
Zemra gjimonte në t’ndalun,
si sahat që harrue kanë me kurdisë.
Krejt pak ish mbet dhe n’ buzë,
e keshuna e vrullshme ke shkimë.
Petlat epshore kish vyshk,
zjermi që zharit pat shpirtin…

E nat dekik kur ke harrue,
u kap mas nji vegimi…
Fort e shterngoj n’ krahnorin bosh,
çka nuk mund t’ ishte kurr i saj…

Kish mbet thuejse aspak,
para se ti vriteshin andrrat…