Nora Halili
Mbi Supe
Ndjeva një peshë mbi supe,
si vetëtimë rrufeje u ktheva.
Mos shikimet do putheshin,
në errësirën e errët…
Ndjeva një peshë mbi supe,
shpirtë’ i uritun të kërkonte.
Ish’ natë e ftohtë dimni,
lakuriqsia e trupit u ngri…
Ndjeva një peshë mbi supe,
Ishte jeta….
Në muzgun e ditëve,
në shkretëtirat e jetës,
me fatin kacafytur jam.
Prekur kam fundin,
kam ditë të ngrihem,
me shpresën e agut të bardhë…
Hijes që nata mori në gji,
i thura vargje, zë i dhashë,
dhimbjen putha në buzë.
Në prehrin e ëndrrës kokën mbështeta,
një rreze drite, me ngulm kërkoj,
shpirtit ti bëj udhë…
si vetëtimë rrufeje u ktheva.
Mos shikimet do putheshin,
në errësirën e errët…
Ndjeva një peshë mbi supe,
shpirtë’ i uritun të kërkonte.
Ish’ natë e ftohtë dimni,
lakuriqsia e trupit u ngri…
Ndjeva një peshë mbi supe,
Ishte jeta….
Në muzgun e ditëve,
në shkretëtirat e jetës,
me fatin kacafytur jam.
Prekur kam fundin,
kam ditë të ngrihem,
me shpresën e agut të bardhë…
Hijes që nata mori në gji,
i thura vargje, zë i dhashë,
dhimbjen putha në buzë.
Në prehrin e ëndrrës kokën mbështeta,
një rreze drite, me ngulm kërkoj,
shpirtit ti bëj udhë…