>
LETERSISHQIP
Nora Halili

Shqipnisë

Shoh si t’ luhatem themelet,
n’ zhagun e kohës medetit.
E unë nuk mundem me tu ba mshtetje,
N’ qytetet gërmadha, tashma jam hije…

E ndjej si t’ngulen n’ mish,
pirujt e gravatave.
Kush nji bri, nji shpatull, kush zëmren me krahnror….
Nji duvak turpi t’ kanë qit mbi ftyrë,
TY, ma t’ bukures ndër shoqe…

Piskamën, se po t’ hupin
pa nam e nishan,
veshët n’ tul s’ ndjejn.
Shkruaj, he dora mu thaftë
Tjeter testament s’ kam
veç dashtnisë për ty…

Shoh si t’ luhaten themelet…!