>
LETERSISHQIP

Alkimia E Ujit

Lavdia ka logjikën e ujit: dhe pa e kërkuar e gjen vet nivelin.
Në ujët e Lavdisë: të panumërt të mbyturit.

Dashuria vlon si uji: e njeh mirë pikën e vlimit
Sado i nxehtë të jetë uji, zjarrin do ta shuaj

Fetusi tek rritet në ujërat e nënës me një peshk të artë ngjan në fillim.
Peshku i artë kthehet në Princ:
foshnja e pa-gëzuar.
me ujë pagë-zemër-imi
kjo botë është pa-gëzuar

Tetëdhjetë përqind e njeriut është ujë
Nga jashtë damarët duken blu
po brenda gjaku rrjedhë i kuq…
Pse derdh ujët e kuq njeriu i zemër-uar?

Gjaku: ujë i kuq
Nafta: ujë i zi
po breshëri i bombave që bien
bën pjesë në alkimi?

Jeta është ujë dhe sondat planeteve kërkojnë ujë
Drita vjen nga përplasja e ujit.
Kur bubullon
perënditë ngrenë dollitë: Dritë! Dritë!