Rabije Bytyqi
Buqetë Magjike
Në imagjinatë,
në kopsht të kujtesës dola
me dëlirësi të bëja një buqetë.
Nga Migjeni mblodha apologjinë e bukës dhe dritës
Prej Lasgushit lulet e feksura të liqenit pa kufi
Nga Podrimja lule gjaku që përflaknin shkëmbit egër
dhe nga Dritëroi fjalë shpirti të mbetura në rafte libri.
Panteone kurorash u thurën.
E dizajnuar në ajkë antologjish
Nektarin dhe aromën e tyre mblodha
Të freskoj dhe ushqej shpirtin tim.

Komente 0