>
LETERSISHQIP

Jetën E Dua Tek Ty

Do kesh shumë risi në jetë
Jeto çdo ditë si të jetë e fundit
… dhe ditës merri gjithë ngrohtësinë e Diellit
… dhe dashurinë e njerëzve që të rrethojnë.

Më fut edhe mua aty
Dua te jem tek ti
Shpirtin për të shëruar
Se një ditë dhe jeta na braktis
dhe ne nuk do të jemi askund.
Vetëm në vitrinat e thyera të kujtesës.