>
LETERSISHQIP
Rabije Bytyqi

Në Ditar Të Ruaj

S’ka rëndësi sa net shkrova
Sa lapsa harxhova
Sa lot mbi fletore ranë
Sa fletë grisa, sa herë….
Shpirti u dogj
Zemra u lëndua
Sa net mëngjeset i zbardhën zgjuar .

Shfletoj ditarin mijëra tinguj gjej
Vargjet që s’ kanë,
as fill, as mbarim.
S’të pyes, ku je?
..., as nëse lexon
Prapë mua, tek dritarja më gjenë.

Çdo varg del nga zemra
Bëhet refren
Tinguj kitare emrin
Të pëshpëris ...
Shpirt !
Ku e ke folenë.