>
LETERSISHQIP
Rabije Bytyqi

Katër Yje Që Rrezatoni

Nuk ka laps, as fletore të shkruaj dashurinë për ju,
Dhe kur jam në errësirë ju ndriçoni
Kur frymoj rëndë, oksigjenin ma shtoni
Jeta është e bukur, pa ju s’ka kuptim
Ju solla në jetë, jeni pjesë e trupit e shpirtit tim.
Për ju do të sakrifikohesha
Në zjarr do të bëhesha shkrumb e hi.
Jeni gjaku i venave të mia. Ju kam dritë në sy.