>
LETERSISHQIP
Rabije Bytyqi

Prizreni

Në Kala prek damarët prej guri
Me mall puthë ca palë flamuri
Tek "Shtëpia e Lidhjes"
Emblemë e besës dhe fjalës së burrit,
për një komb,
tokë e lashtë, truall shqiptarie.

Këtu gjëmon sot e mot historia
E pena ime ndizet përherë nga lavdia.

Më deh e më gëzon ky peizazh, vegim.
Pena ime mbushet me frymëzim...