>
LETERSISHQIP
Roni Kacorri

Agoni ....

Per asgje nuk me vjen ndermend sonte.
Ndihem teresisht trup e shpirt i mpire.
Me kot veshtroj mbi tryeze nje flete te bardhe krejt boshe.
Nuk me ben dora te kap penen, qe me tej rri shtrire.

Nuk di me cfare te them, e cfare te shkruaj.
I stepur, i hutuar, ne nje qosh kafshuar buzen.
Sonte si per dreq, bera fjale me dashurin.
Iku, mori gjithcka kish, madje dhe muzen.

Me duket vetja diku i harruar, si nje trung i thate.
Dhe do jete veshtire te dalin me lastar mbi trupin tim.
Nuk do shoh me kurre pranevere ne rrugen e gjate.!
Perpara me pret nje dimer i madh, dhe me thellim.

Mbi dallge deti ka lundruar gjithmone jeta ime.
Dallge qe me mernin e me zhduknin s'di se ku.
Embelsisht me conin diku larg te ndjenja ime.
Egersisht me sillnin, me perplasnin prap ketu.