>
LETERSISHQIP
Seli Murati

Edhe Këtë Stinë

Edhe në këtë stinë pranvere
mos m’i vrit kujtimet…
le të mbetemi larg e larg!

Edhe në këtë stinë pranvere
mos mi zgjo ëndrrat…
si fletë libri le të palosen!

Edhe në këtë stinë pranvere
mos m’i shto vuajtjet…
le të mbetet i paqtë vargu im!