Seli Murati
Kam Shijen Tënde Nën Lëkurë
Kam shijen tënde nën lëkurë
nëpër flokë, nëpër pjesë të trupit
kam, pemë në kokën time të gjumit
te mbuluar prej gjethesh të vogla.
Thelluar në mendimet për ty
kjo natë plot me shi
shikoj fotografitë
po me pikon loti nga sytë.
Erdhe dëborë në orët e drekës
të më godasin
dhe mbyll sytë që të mos i has
kërkoj të të ndjej
dorën tënde tek më ndjen.
Sikur hëna që rri lartë në qiell
sikur rrezet më vjen
po ndriçoje dikur ti
ku më ike dashuri.
Kam aromën tënde në frymëmarrje
të ndjej tek rrëshqet brenda meje
mes përmes kraharorit
notuar nëpër venat e gjakut
vrapon, drejt zemrës .
Dëgjoj zërin ëmbël
më vjen në ëndërr
si zog i humbur i plagosur
po më vret vetmia
hija jote po më ndjek
shija jote jeton nën lëkurën time.
Ka pika shiu në kujtimet e mia për ty
të freskëta si heshtja pas përmallimit
dhe pasqyra e lumit, mëngjeseve
Kam emrin tënd brenda meje
sytë me fijeza drite
vështrimin e thellë
...ku gjej vetën!
nëpër flokë, nëpër pjesë të trupit
kam, pemë në kokën time të gjumit
te mbuluar prej gjethesh të vogla.
Thelluar në mendimet për ty
kjo natë plot me shi
shikoj fotografitë
po me pikon loti nga sytë.
Erdhe dëborë në orët e drekës
të më godasin
dhe mbyll sytë që të mos i has
kërkoj të të ndjej
dorën tënde tek më ndjen.
Sikur hëna që rri lartë në qiell
sikur rrezet më vjen
po ndriçoje dikur ti
ku më ike dashuri.
Kam aromën tënde në frymëmarrje
të ndjej tek rrëshqet brenda meje
mes përmes kraharorit
notuar nëpër venat e gjakut
vrapon, drejt zemrës .
Dëgjoj zërin ëmbël
më vjen në ëndërr
si zog i humbur i plagosur
po më vret vetmia
hija jote po më ndjek
shija jote jeton nën lëkurën time.
Ka pika shiu në kujtimet e mia për ty
të freskëta si heshtja pas përmallimit
dhe pasqyra e lumit, mëngjeseve
Kam emrin tënd brenda meje
sytë me fijeza drite
vështrimin e thellë
...ku gjej vetën!