Seli Murati
Sytë E Tu
Nuk më pëlqen të të pëlqej gjithmonë
nga njëherë dua të të mërzitë
që të marrësh arratinë
të ikësh larg nga unë
që të më tmerrosh me ikjen
që të ndjek me shikimin litar
mos kthimin e kokës tënde
të zemëruar deri në ikje.
Më pëlqen të ndjej
dhimbjen e tmerrshme
që gërvishe zemrën time
të shikoj në pasqyrë
ngjyrën e verdhë të fytyrës time
që i ngjanë një të vdekuri
që gabimisht merr frymë.
Më pëlqen të dëgjoj nga ti
fjalët helm "s’të dua" je"i keq"
dua të pres në ankthëri
kthimin tënd të shoqëruar
me harresën e asaj që të mërziti
dhe të të shikoj drejt në sy
të të them të vërtetën që:
" jam i marrosur pas teje"
Më pëlqen të të dua çdo ditë
Siç të desha kur ti pashë sytë
për herë t parë
kur ta ndjeva timbrin e zërit
për të parën herë
të kënaqem duke pare.
nga njëherë dua të të mërzitë
që të marrësh arratinë
të ikësh larg nga unë
që të më tmerrosh me ikjen
që të ndjek me shikimin litar
mos kthimin e kokës tënde
të zemëruar deri në ikje.
Më pëlqen të ndjej
dhimbjen e tmerrshme
që gërvishe zemrën time
të shikoj në pasqyrë
ngjyrën e verdhë të fytyrës time
që i ngjanë një të vdekuri
që gabimisht merr frymë.
Më pëlqen të dëgjoj nga ti
fjalët helm "s’të dua" je"i keq"
dua të pres në ankthëri
kthimin tënd të shoqëruar
me harresën e asaj që të mërziti
dhe të të shikoj drejt në sy
të të them të vërtetën që:
" jam i marrosur pas teje"
Më pëlqen të të dua çdo ditë
Siç të desha kur ti pashë sytë
për herë t parë
kur ta ndjeva timbrin e zërit
për të parën herë
të kënaqem duke pare.