>
LETERSISHQIP
Seli Murati

Eja…

Eja nga bregu matanë
Bëhem urë pranë meje rri
Ndiqe aromën e dashurisë
Fali shpirtit pak qetësi

Eja mbille një trëndafil të kuq
T’i marr erë lagur me vesë
Jam bërë rreze drite për ty
Ndize në xixa të bukurën shpresë