Shaban Abazi
Leter Mikut
Një natë të errët, në dritën e qiririt
Mendoja fjalët çfarë t’i shkruaja mikut,
Letër e laps që mbaja në dorë
Ishte për mikun letra e parë.
Nuk gjeja fjalë nga t’ia filloj
Nuk dija miku nëse është gjallë,
Kur mora forcën diçka të shkruaj
Qiriri ngadalë filloi të shuhej.
Drita e qiririt e zbehtë në tavolinë
Filloi ta ngacmojë dhe shpirtin tim,
Ndoshta qiriri mbi tavolinë
Di diçka për mikun tim.
Fjalët e mira që i kisha në kokë
Në fytyrën time rrodhën lotët,
Loti nga syri kur më rrodhi
M’u duk disi me qiriun foli.
‘Ti, or qiri’ pse e humbe dritën?
Lëre të mjerin t’i shkruaj mikut!’
Fjalët e lotit kur i dëgjova,
Prapë shpirtin tim unë e forcova.
‘I dashur mik, kudo që je!
Je i gjallë në këtë botë, apo nën dhe.
Nga shpirti im unë të uroj
Kam shumë mall të të takoj.
Këto fjalë që shkruaj në letrën time
Rrjedhin thellë nga zemra ime,
Lexoji ngadalë dhe me kujdes
Nuk të harroj derisa të vdes’.
Mendoja fjalët çfarë t’i shkruaja mikut,
Letër e laps që mbaja në dorë
Ishte për mikun letra e parë.
Nuk gjeja fjalë nga t’ia filloj
Nuk dija miku nëse është gjallë,
Kur mora forcën diçka të shkruaj
Qiriri ngadalë filloi të shuhej.
Drita e qiririt e zbehtë në tavolinë
Filloi ta ngacmojë dhe shpirtin tim,
Ndoshta qiriri mbi tavolinë
Di diçka për mikun tim.
Fjalët e mira që i kisha në kokë
Në fytyrën time rrodhën lotët,
Loti nga syri kur më rrodhi
M’u duk disi me qiriun foli.
‘Ti, or qiri’ pse e humbe dritën?
Lëre të mjerin t’i shkruaj mikut!’
Fjalët e lotit kur i dëgjova,
Prapë shpirtin tim unë e forcova.
‘I dashur mik, kudo që je!
Je i gjallë në këtë botë, apo nën dhe.
Nga shpirti im unë të uroj
Kam shumë mall të të takoj.
Këto fjalë që shkruaj në letrën time
Rrjedhin thellë nga zemra ime,
Lexoji ngadalë dhe me kujdes
Nuk të harroj derisa të vdes’.
05.05.2015 Astana Kazakistan
Poezia eshte e botuar ne librin tim Molle e kuqe.
Poezia eshte e botuar ne librin tim Molle e kuqe.
Komente 0