>
LETERSISHQIP
Sheremet Prokshi

Borë Në Kohë Virusi

Ka ndërruar kostumin
Stina e pranverës,
Me këmishë të bardhë
Kopshtin e ka veshur,
Sikur në stinë dimri
Flokë - flokë bie bora,
Lulet e livadhit
Si lë për të çelur.

U zvog’luan hapat
Në fshat dhe qytet,
Pa asnjë dëshirë
Njerëzit janë ngujuar,
Trembur enden fluturat
Prej degës në degë,
Nuk i lë të qeta
Virus i paftuar.

Çka po ngjet, - pyet gjyshja,
Pse kjo llahtari?
Vallë kush po i sjell
Ngricat e dëborës?
Kush ia ndali vrapin
Sykaltroshit tim,
kush ua vuri kyçin
Portave të shkollës?!
1.04.2020