>
LETERSISHQIP
Sheremet Prokshi

Qyqe Ogurzeza

Kur e shohim qyqen
S’duket aq e keqe,
As nën dega lisi
Nuk bën aq shumë leqe,
Po kur ia ndin zërin
Zemrën ta trishtion
Flokët ti rrënqethë
Sytë ti turbullon.

Të vjen rreth e rrotull
Si vdekja e blertë,
E si sheh gjë tjetër
Veç sqepin e mprehtë,
Kot ia kërkon çerdhën
Se çerdhe s’ka fare,
Dhe kahdo që sillet
Ndjell veç kob e vaje.

Me ty-tynë e saj
Të ndjek si fantazma,
Ta ngrit tensionin
Të përcëllon vapa,
Për truqet e liga
I përgjigjet djallit,
Hutit, lakuriqit,
Trurit të gomarit.

Tash që kemi kohë
Të shohim kush je,
Mijëra zogj të malit
Si i zure pre,
Sapo zgjëruan krahët
Në fushë e zabele,
ti i ke shndërruar
Në shtrat për kotele.

Terr ua bën kopshtijet
Truallin ku kanë lindur,
Ku ndërtuan fole
Flatrat ku kanë rritur,
Kah s’iu sheh as syri
Marrin arratinë,
Për ti lën pa këngë
Pllajat e Dreninë.

Por shpejt do të ftohen
Shpezët në bisedë,
Nga bjeshka ta shporrin
Qyqen ogurzezë.
06.05.2020