Sheremet Prokshi
Post-Pandemia
E di o Zot, se të zhgënjyem
Me vrasje e me rrënime,
Humbje morali ndaj njëri - tjetrit
Intriga e përgojime.
Një kohë me rrasa ne jemi gjuajtur
Me maje shtizash jemi përtherrë,
Edhe kur futëm kokën nën strehë
E kemi thyer, çdo prag, çdo derë.
Nga këto specie me tru shpërlarë
Flakë kallej mali, flakë kallej qielli,
E sot nga bombat automatike
Po rrezikohet i gjithë njerëzimi.
Mjaft "o ju trima" shpesh na ke thenë
Me valë cunami dhe uragani,
Na ke dhënë shenja miliona herë
Me dridhje toke, shpërthim vullkani.
Kalonin stinët, NE përsëri
U bëmë rrezik përditshmërie,
Dhe kur po vritej foshnja e djepit
Solle viruse në prag shtëpie.
Por kam një lutje o Zoti ynë
Sa ke mundësi, kursej fëmijët,
Kurse të mirin, të padjallëzuarin
I kurse nënat, kurse të rinjët.
Mos i ndëshko të gjithë njësoj
Ka me miliarda njerëz të mirë,
E kush përgjakë liri njerëzore
Le të ndëshkohet hiç pa mëshirë.
Me vrasje e me rrënime,
Humbje morali ndaj njëri - tjetrit
Intriga e përgojime.
Një kohë me rrasa ne jemi gjuajtur
Me maje shtizash jemi përtherrë,
Edhe kur futëm kokën nën strehë
E kemi thyer, çdo prag, çdo derë.
Nga këto specie me tru shpërlarë
Flakë kallej mali, flakë kallej qielli,
E sot nga bombat automatike
Po rrezikohet i gjithë njerëzimi.
Mjaft "o ju trima" shpesh na ke thenë
Me valë cunami dhe uragani,
Na ke dhënë shenja miliona herë
Me dridhje toke, shpërthim vullkani.
Kalonin stinët, NE përsëri
U bëmë rrezik përditshmërie,
Dhe kur po vritej foshnja e djepit
Solle viruse në prag shtëpie.
Por kam një lutje o Zoti ynë
Sa ke mundësi, kursej fëmijët,
Kurse të mirin, të padjallëzuarin
I kurse nënat, kurse të rinjët.
Mos i ndëshko të gjithë njësoj
Ka me miliarda njerëz të mirë,
E kush përgjakë liri njerëzore
Le të ndëshkohet hiç pa mëshirë.
28.03.2020
Më shumë nga Sheremet Prokshi
Komente 0