Sheremet Prokshi
Ka Për Ta Thyer Qafën Kovid-19
Vjen diçka që ngecet të mos ndihesh mirë
Diçka sikur dhimbje, po krejt dhimbje s’është,
Nis si përpëlitje në prehër vegimi
Me skuqje fytyre, me ethe përftimi.
Diçka që shtrin krahët përmbi kokën tënde
Ia dëgjon veç prekjen, po as prekje s’është,
I ngjan përpëlitjes, dridhjes bubunike
Valëve zikzake, shtrirjes pandemike.
Vjen si tullumbace trupin gjemba- gjemba
E heshtur hyn brenda me armën mizore,
Si lakuriq nate rri varur në gushë
Pas tri ditësh niset rrugëve frymore.
Dhimbje që as ëndrrat nuk i lë të qeta
As kur ag mëngjesi ndrit dritaren tënde,
Ky topth virusal, që ndjek sikur hije
Djall që s’lë të dalësh as në prag shtëpie.
Por ashtu siç erdhi ka për tu larguar
Me shpejtësi drite do të ikën larg,
Ka për ta thyer qafën diku në arktik,
Shkrumb ka për tu bërë nga zjarri kozmik.

10. 04. 2020
Më shumë nga Sheremet Prokshi
Komente 0