Sheremet Prokshi
Jasht' Pragut Të Derës
Tani po dal pakëz
Po dal andej dere,
Se s’po kalon dita
Pa freski pranvere.
Të marr pakëz rreze
Pak kaltërsi qielli,
Të shoh në degë molle
Si këndon bilbili.
Si i lëviz flatrat
Si ngre kokën lart,
Si nxjerr melodi
Nga gusha e artë.
Si buqet hareshëm
Kopshti gjelbërosh,
Dhe si e hedh topin
Nipi sykaltrosh.
Të ndjej aromë lulesh
Jasht’ pragut të derës,
Ta shoh si shkëlqen
Syri i pranverës.
Po dal andej dere,
Se s’po kalon dita
Pa freski pranvere.
Të marr pakëz rreze
Pak kaltërsi qielli,
Të shoh në degë molle
Si këndon bilbili.
Si i lëviz flatrat
Si ngre kokën lart,
Si nxjerr melodi
Nga gusha e artë.
Si buqet hareshëm
Kopshti gjelbërosh,
Dhe si e hedh topin
Nipi sykaltrosh.
Të ndjej aromë lulesh
Jasht’ pragut të derës,
Ta shoh si shkëlqen
Syri i pranverës.
21. 03. 2020
Më shumë nga Sheremet Prokshi
Komente 0