>
LETERSISHQIP
Sheremet Prokshi

Thinjat Tua Kuqëloshe

Pa më thuaj o pandemi
Pse na shpjer në karantinë,
Çfarë kërkon ky lloj virusi
Që sjell ethe e teshtimë?

Dua të them, por nuk e di
Më dëgjon a s’më dëgjon,
Të tregoj se kot rrahë gjoksin
Jemi t’fortë, nuk na frikëson.

Tash mësuam se freski Sharri
Esht’ nisur në aksion,
Ku ke zgjatur trup e rrënjë
Shpejt e shpejt po i zbulon.

Në çdo shkrep, fshat e qytet
Në çdo rrugë, rrugicë e qoshe,
Për pak ditë do ti keputë
Thinjat tua kuqëloshe.
14.03.2020