>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Parfum' Trëndafili

Trëndafil, moj lule me vesë,
buzëkuq, të bukurat petale,
erëmon më shumë se unë
edhe pse me ty jam lyer.

Aroma jote është natyrale
në vazo me ujë, kur të lëmë,
prej aty s'mund të largohet,
por shpërndahet nëpër dhomë.

Kur petalet ty t'i mbledhin,
aromën tënde përpunojnë,
qelqe të bukura me ty mbushin,
dhe të shesin nëpër botë.

Me atë parfum, jam lyer unë,
s'kundërmoj njësoj me ty,
ti trëndafil erëmon më shumë,
përse vallë, gjith' ky ndryshim?