>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Harroje Atë Shikim

Sa herë ndjehem e lodhur,
në supin tënd pushoj,
pejsazhin më të qetë,
syve të tu shikoj.

Pasqyrë e shpirtit kthehem,
kur dhimbjen tek ty zbraz
kur zemra kërkon të dalë,
me tënden e bashkoj.

Harro çfarë të thashë mbrëmë,
harroje atë shikim,
nuk desha të lëndohesh,
aspak, o shpirti im.

Kur lodhja të pushton
ndodh, të duash grindjen,
atëherë, unë e kuptoj,
sa shumë, o shpirt të dua...!