>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Hapat Puthin Tokën

Të shtrëngova aq fort nër' krahët e mi,
sa ndieva zemrën të gufonte
me të fortin ritëm',
sikur e ndiqja nga pas me sy,
për të t'puthur, sa shumë dëshirë ndjeva.
Hapat shpejtonin të puthnin tokën,
nuk deshëm kurrsesi që të largohemi,
ëmbëlsia e përqafimit të pangopur,
derdhesh lot, mbi supet e mi.

Përse na duhet të shkëputemi,
kur kraharorët shtrënguar ndjehen mirë...?
Përse të bëjmë lotët të derdhen
nga sytë e tu dhe nga sytë e mi...?
Aroma e mallit do të shpërndahet,
lërmë të pushoj krahëve të tu,
më pas e di mirë se do më lutesh
të qëndrojmë ende bashkë të dy...!

Por koha kalon si pakuptuar,
ne mallin e vendosëm të flejë,
nuk arritëm të mendojmë se kur të zgjohet,
vetë malli do dojë shpejt, të na ndajë.