>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Je Suis Charlie!

Klithmat e shpirtit duan të ulërasin,
një botë e tërë ta dëgjojë,
por dhëmb aq shumë ai shpirt
sa me dhimbjen hedh hapin të shkruajë historinë.
Lotët rrokulliset brënda çdo shpirti,
një unazë loti ka mbledhur njeriun.
Place de la République lutet
në unaza-zëmre duke lotuar në heshtje.
Je suis Charlie...!
Po, jemi të gjithë Charlie...!
Njerëz të butë me forcë të brendëshme.
Njerëz që loti n'a dhëmb për lirinë.
Frymëmarrja ime lëngon,
edhe jotja,
aq' shumë për ata që lanë tavolinat bosh.
Muret e Charlie-t heshtin.
Frymë miliona zemrash ndezin qirinjtë
e dhimbjes.
Madhështor homazhi,
Faqet e historisë
shkruhen me dhimbjen e shpirtit të tyre...!