Sofia Nako Susac
Livadhit Të Blertë
Hapa dritaren përtej livadhit të blertë,
lulefushat përshëndesnin me krahët e tyre,
zgjatur drejt meje me kokën lart,
petalet mollëza-kuqe, buzëqeshnin...
Vivaldi puthëte faqet e të njomzave lule,
muzika ledhatonte kërcellët jeshilë,
përhapej aroma livadhit të blertë,
ndërsa sodisja, shpirti po më mbushej...
Baladën e mbrëmjes çdo herë e dëshiroja,
përtej livadhit të blertë unë do të shëtis,
të gjitha ngjyrat që rrëmbejnë lulefushat,
aroma e tyre seç më deh' thellë në shpirt...

Komente 0