Sofia Nako Susac
Sa Ftohtë!
Sa ftohtë,
shumë ftohtë është sonte,
frymëmarrja yte ngrin buzëve të mia,
përkulet harkut të buzëqeshjes,
frikë kam se mos thyhet...
Tani nuk dëgjoj as ofshamën e shpirtit,
tundohet prakut tënd, heshtur,
joshmë me të tuat përkëdhelje
dhuromë të puthura parreshtur,
mos i lër' t'u bien petalet,
dikush do t'i mbledhë, për t'u veshur...
Eja dhe ngrohemi të dy, i dashuri im...!
shumë ftohtë është sonte,
frymëmarrja yte ngrin buzëve të mia,
përkulet harkut të buzëqeshjes,
frikë kam se mos thyhet...
Tani nuk dëgjoj as ofshamën e shpirtit,
tundohet prakut tënd, heshtur,
joshmë me të tuat përkëdhelje
dhuromë të puthura parreshtur,
mos i lër' t'u bien petalet,
dikush do t'i mbledhë, për t'u veshur...
Eja dhe ngrohemi të dy, i dashuri im...!
Komente 0